Categories Lajme

Tension në sallën e gjyqit/ “Zbërthehet” Xhixho: Pas vrasjeve, Dumani na tha se ka lidhje me ministra, deputetë e prokurorë… (Dëshmia)

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku nga burimet, MCN mëson se në disa momente ka patur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit. Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka patur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ky i fundit dhe të gjithë të pandehurit e tjerë kanë kundërshtuar deklarimet e Dumanit, ndërsa Xhixha prej një viti ndodhej në burg nën akuzë për vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, MCN mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.MCN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME