Lajme

Tensione në Vlorë, mbërrijnë në vendngjarje familjarët e ndërtuesit të vrarë, përplasen dhe me policinë

Momente tensioni në Vlorë, në vendin ku u vra pas një konflikti fizik ndërtuesi Armando Memshani.

Familjarë të tij kanë mbërritur pranë kancelarisë ku ndodhi konflikti me pasojë fatale, dhe janë tensionuar edhe me punonjësit e policisë.

Gazetarja shprehet se situata me familjarët e Memshanit është e vështirë, pasi kanë marrë vesh lajmin nga mediat.

Armando Memshani 51-vjeç u vra pranë ambienteve të një kancelarie në qytetin e Vlorës, pas një sherri fizik me dy persona të tjerë, motivi i konfliktit nuk dihet.

Ai ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit, e për pasojë përplasja ka qenë fatale për jetën e tij.

Nje sherr mes dy personave ka ndodhur ne Vlore dhe per pasoje njeri prej tyre ka humbur jeten. Dy persona jane konfliktuar me grushte dhe sende te forta . Sherri ka nisur ne nje lokal ndersa per shkak te sherrit personi qe humbi jeten ka perplasur koken ne pllakat e lokalit dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme .

Policia ka shoqeruae disa persona por ka edhe kamera ne lokalin ku ka ndodhur ngjarja per ta zbardhur.Dyshohet se viktima shte Armando Memshani ndersa shkak i sherrit mes dy personave mendohen borxhet.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close