
Disa adoleshentë në Rusi nuk kanë ngurruar t’i vënë vetes flakën vetëm që numri i “like-ve” që marrin në rrjetet sociale të rritet sado pak.
Sipas mediave lokale, skenat e zjarrit, që po qarkullojnë në internet janë filmuar kohët e fundit nga disa vajza adoleshente në një pistë patinazhi në qytetin qendror rus të Krasnoyarsk.
Një prej tyre mund të shihet i përfshirë i gjithi nga flakët, ndërkohë që ecën me patina, derisa disa të tjerë afrohen që “ta shuajnë”.
I riu u shtri në tokë në një përpjekje të dëshpëruar për të “mbytur” zjarrin nga rrobat e tij.
Policët në Krasnoyarsk kanë konfirmuar se incidenti ndodhi në shesh, dhe një hetim është nisur për të identifikuar personat e përfshirë.
Vajzat që regjistruan videon thanë për hetuesit se djali vendosi me vullnet të lirë që t’i vihej flaka dhe se asnjë person nuk doli i lënduar.