Lajme

Tentoi të kalonte me mbi 41 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, 34 vjeçari merret në hetim

Një 34 vjeçar është vënë nën hetim nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës pasi nuk deklaroi shumën prej 41.250 eurosh dhe 41.500 lekë të reja.

I riu, i identifikuar si K.H me banim në Kamëz, ishte pasagjer në kamionin që drejtohej nga O.P. Gjatë kontrollit që iu bë nga oficerët iu gjetën shumat e parave të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi siç e përcakton ligji.

Për pasojë, janë sekuestruar shumat e parave që iu gjetën gjatë kontrollit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close