Categories Lajme

Tentoi të kalonte shinat, treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar në Itali

Një djalë 15- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një tren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg stacionit në komunën Chiari, në provincën e Breshias.

I mituri me origjinë shqiptare, por i lindur dhe i rritur në Chiari, tentoi të kalonte në shina, por ndërkohë po kalonte dhe një tren, ku në atë çast ai është goditur. Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore, të cilët do të përpiqen të përcaktojnë rrethanat e tragjedisë.

Viktima sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia dhe ishte me një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. Grupi nuk donte të kalonin në nënkalim, por donin të kalonin në shinat. Pesëmbëdhjetë vjeçari u përpoq të dilte përpara të gjithëve. Një tren që kalonte, një tren rajonal i nisur për në Milano, e goditi atë, duke e hedhur rreth dhjetë metra. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatale pasi 15-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME