Categories Lajme

Tentoi të vetëdigjej /Ja bëmat e taksistit ‘VIP’ tatuazh Berishën dhe Marinën

Kush është Uljan Kolgjegja? 39 vjeçari i cili tentoi të vetëdigjej sot para ambienteve të kryeministrisë është një personazh karizmatik dhe jo krejtësisht i panjohur për publikun shqiptar. Në gjendje të rënduar psikologjike Kolgjegja tentoi të vetflijohej para ambienteve të kryeministrisë, pasi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia i kishte hequr patentën dhe si rrjedhojë nuk mund të ushtronte detyrën e tij si taksist.

Ky akt është parandaluar nga forcat “Shqiponja” duke e shoqëruar 39-vjeçarin në komisariat. Mirëpo Kolgjegja rezulton të jetë një personazh “VIP” pasi më herët është përmendur dhe janë bërë mediatike dy akte të tij në dukje të çuditshme.

Uljani një adhurues i flaktë i Sali Berishës, duke shprehur kështu admirimin e tij për ish-kryeministrin me foto të tij të bërë tatuazh në gjoks. 39 vjeçari asokohe u bë viral në rrjetet sociale duke siguruar edhe një foto me idhullin e tij. Më vonë duket se është penduar për këtë veprim duke e mbuluar tatuazhin e Berishës më një tjetër figurë.

Por kjo nuk është “çmenduria” e vetme e Uljanit. Bërja tatuazh e idhujve dhe personazheve të tij të preferuar vazhdon me Marina Vjollcën, duke bërë sërish tatuazh por kësaj radhe një foto të saj në krahun e majtë. Nëse rrugëve të Tiranës keni parë një taksi me foto të personazheve të njohur dijeni se taksisti  ka qënë Uljani. 4 vite më parë 39 vjeçari kishte modifikuar taksinë e tij me foto të Presidentit Trump, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të votonin për të edhe pse zgjedhjet zhvilloheshin në SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME