Categories Lajme

Tentoi t’i grabiste telefonin të resë, kapet ‘xhepisti’ që bënte kërdinë në autobusët e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një hajdut, i cili kishte kryer disa vjedhje në autobusët e linjave urbane në Tiranë. 41-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.1 pasi kishte vjedhur celularin e një vajze në një stacion autobusi.

Pas verifikimeve të kryera, policia zbuloi se personi në fjalë ka kryer të paktën edhe dy vjedhje të tjera të ngjashme në autobusë apo stacione. Të treja vjedhjet kanë ndodhur gjatë javës së fundit, ku shënjestrat e tij kanë qenë një zonjë dhe një djalë.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N., 41 vjeç, pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:  – Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.; – Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME