fbpx
Lajme

Tentoi t’i ikte policisë, shikoni si është përmbysur makina me 4 sirianë

Një mjet është përmbysur në Maliq, pas tentativës së shoferit për t’i ikur efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve për Ora News, në makinën tip “Opel” ndodheshin katër shtetas sirianë, njëri prej të cilëve ishte në timon. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar në Çezmat e Senishtit, afër fshatit Lozhan të Maliqit.

Drejtuesi i mjetit mësohet se nuk i është bindur patrullës së policië, ndërsa këto të fundit i janë vënë në ndjekje. Sakaq grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button