Lajme

Tentuan të trafikonin drogë në kufi, arrestohen tre persona. Si u zbulua mjeti me lëndë narkotike

Tre persona janë vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë pasi kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike. Sipas policisë, të arrestuarit janë nga Mitrovica në Kosovë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

NJOFTIMI I POLICISË, Morinë, Kukës, Policia Kufitare godet një rast në tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

SH.D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close