Categories Lajme

Tentuan t’i vjedhin dyqanin në Has, pronari plagos me çifte dy 15-vjeçarë

Pronari i një dyqani në Has ka plagosur me armë gjahu (çifte) dy të rinj të cilët po tentonin t’i vidhnin dyqanin. Sipas policisë dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur, të moshës 15-vjeç R. M., L. M. në bashkëpunim me dy bashkëmoshatarët e tyre kanë janë autorë të disa vjedhjeve në fshatin Helshan të Hasit. Një ditë më parë ata kanë thyer dyqanin e S.Sh. dhe gjatë tentativës për ta vjedhur janë plagosur nga pronari. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy ata bashkë me bashkëpunëtorët e tyre janë arrestuar nga policia. Në pranga është vënë edhe pronari i dyqanit.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Automjeti i markës “Volkswagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

“Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Helshani”, nga Komisariati i Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Operacioni për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Arrestohen 4 shtetas si autorë të dyshuar të dy vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Hasit.

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Helshani”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Helshan, konkretisht: Më datë 30.01.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit U. I.

Më datë 01.02.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e shtetasit S. Sh. Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga pronari, shtetasi S. Sh., i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur shtetasit L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi S. Sh., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë. Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Automjeti i markës “Volkswagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME