Lajme

Terapia fizike relaksuese e syrit dhe aftësia vizuale , DR. Eduard A. Skufi konsulent Oftalmolog

Terapia fizike relaksuese e syrit dhe aftësia vizuale DR. Eduard A. Skufi konsulent Oftalmolog

ATHINE \ Në ditet e sotme kur vlerat zhvlerësohen dhe njeriu ndodhet në nje uragan mediatik “ gossipi “ dhe intoksikimi, këshillat me ‘ pikatore ‘ për shendetin , si antidote duhet të mos neglizhohen .

Renovimi i lifestyle eshte tipar i mjekesise koherente dhe shprehje e filozofise se jetes , me ngjyra civilizimi . Vecanerisht në kushtet e krijuara fiton , aktualitet dhe dimensione të vecanta .

Nuk deshiroj të perseris vlerat e gjimnastikes “ aerobic “ për organizmin e njeriut , as “ fitness “ apo “ yoga ” , por për disa elemente të gjimnastikes së syve apo per “ yogen “ okulare dhe relatat me kualitetin e shikimit . Pra therapia jo farmakologjike që redukton lodhjen e syrit , pakeson fenomenet astenopike , me impakt në përmiresimin e shikimit , ( duke frenuar dhe reduktuar miopine , hipermetropine dhe presbiopine ) u bazua në ushtrimet e sugjeruara nga studimet e Dr. W. Bates .

Sic dihet syri eshte nje organ me struktura neuromuskulare të jashtme dhe të brendeshme , të cilat ndodhen në tension të vazhdueshem , vec kanë nje limit funksioni . Për ti relaksuar dhe për riadaptim pa sforco , rekomandohet nje protokol shkencor gjimnastike .

Perdorimi “ non stop “ i syve në epoken digitale , me fokusim të vazhdueshem dhe intensive shoqerohet me kontrakture dhe reduktimin e fleksibilitetit të muskujve . Vini pak minuta dy here në dite në dispozicion te syve dhe syte do t’jua rikompensojne .

Së pari duhet që cdo nje ore pune intensive në kompjuter apo lexim të shoqerohet me nje pauze rreth 10 min , me hapje dhe mbyllje periodike të syve , në vazhdim duke e fiksuar shikimin në nje distance te larget , mandej në skaje per shikimin tuaj panoramik .

Ky ushtrim konsiderohet eficient kur syri është i fokusuar në mënyrë alternative në një objekt të largët dhe më pas , në një pikë imagjinare në sfond .

Simboli i pafundësisë për të relaksuar muskujte tuaj të syrit dhe për të përmirësuar shikimin tuaj qendror e periferik , konsiston në investigimin e skicës te simbolit të pafundësisë . Një ‘ tetë horizontale ‘ me sytë tuaj , për një interval prej 15 sekondash dhe riperseritje .

Kjo te shoqerohet në vazhdim me levizje të syve në të gjitha drejtimet dhe ato cirkulare , duke hap e mbyll kapaket , që të laget kornea nga loti dhe të evitohet tharja e saj . Hidhni uje të ftohte në syte e hapur , disa here . Mandej me dy gishta bëni masazh elegant , fillimisht mbi sy , por intensivisht në vetulla dhe midis tyre , për të relaksuar gjithe muskujte perreth syve .

Vendosni gishtin tregues 25 – 30 cm perpara , në nivelin e hundes , dhe afrojeni gradualisht sa me afer syve , duke e ndjekur me shikimin tuaj . Vendosni para njerit sy doren tuaj duke pare me syrin tjeter, perseriteni ate periodikisht per disa sekonda .

Bashkojini ushtrimeve preferencat tuaja muzikale per relaks . Gjithashtu kalimet transit nga drita në errësire dhe e anasjellta , me specifiken e tyre , ndihmojne në elasticitetin e muskujve fin të irisit dhe trupit ciliar dhe ligamenteve perkatese.

Sot kesaj terapie fizike i jane shtuar metoda të reja si 3D stereograms , ushtrimet Tibetiane komplekse ( duke aktivizuar forcat natyrore të trupit ) dhe teknika të reja trejnigu por me asistence , që e ardhmja do tju serviri. Sidomos tek femijet , që paraqesin idiosinkrazi të vecante prinderit duhet me insistim të cvendosin vemendjen e femijeve në alternative të tjera me vlere mbas leximit dhe celularit , si degjimi i muzikes dhe kombinimi me gjimnastike ( fizikal therapi ) gjenerale dhe vecanerisht okulare , apo zgjedhjen e lojnave tradicionale

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close