Paraditen e sotme, një tërmet 6.2 ballë tronditi Kretën. Sipas Institutit Gjeologjik, tërmeti ishte me epiqendër në det të hapur dhe me thellësi 5 km. Mediat greke raportuan se lëkundjet zgjatën 20 sekonda dhe reagimet e para të banorëve tregojnë se ata janë të frikësuar.
Një video kapur nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tërmetit dhe kur banorët dalin menjëherë nga banesat apo bizneset e tyre. Kjo situatë është bërë e papërballueshme nga banorët.
Kujtojmë se Kreta u godit nga një tërmet i fortë më 27 shtator që deri më dje ka pasuar me tërmete më të vogla.
Άν δείτε το βίντεο ο #σεισμός ήταν 6,4 ρίχτερ κράτησε περιπου 29 δευτερόλεπτα με συνεχείς αυξομειώσεις της έντασης του .
Είχα ένα ράπισμα μήκους 5 μέτρων στην αποθήκη του μαγαζιου
Ελπίζω να μην έχουμε χειρότερα. #κρητη #earthquake pic.twitter.com/xBNA0nLDIk— Μανόλης della Creta (@ManAndroulakis) October 12, 2021