Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave vendase mësohet se tërmeti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka rënë në Rodos rreth orës 22:09.
Thellësia ka qenë është 66.9 km, ndërkohë epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 63 km në jug juglindje të Katavias.
Si pasojë e lëkundjeve sizmike deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur apo dëme materiale.