Categories Lajme

Tërmeti, mbyllet edhe spitali i Laçit

Ekspertët kanë vlerësuar se një pjesë e godinës së spitalit të Laçit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për këtë arsye ndërtesa duhet të boshatiset. Ata kanë vendosur shiritat në godinën e spitalit, ndërkohë që stafi mjekësor ka nisur nxjerrjen e të sëmurëve dhe pajisjeve jashtë.

Nga të dhënat paraprake, ende nuk bëhet e ditur nëse godina ka pësuar dëmtime të pariparueshme, apo ka nevojë për ndërhyrje, raporton a2. Për këtë do të duhen verifikime të tjera nga grupe më të specializuara.

Ndërkohë, bëhet e ditur që një pjesë e të sëmurëve që janë në spitalin e Laçit do të transferohen në spitalin e Lezhës dhe të tjerë në spitalin e Tiranës. Ndërsa Drejtoria e spitalit të Laçit ka njoftuar se ky spital do të mbajë në funksion shërbimin e urgjencës, për dhënien e ndihmës së parë. Për këtë arsye në oborrin e spitalit janë ngritur disa çadra, ku do të asistojnë edhe grupe vullnetare për shërbimet mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME