Categories Lajme

Tërmeti merr vëmendjen e BE, raporti: Si do sigurohen paratë nga qeveria

Tërmeti i 26 nëntorit është ngjarja që ka marrë vëmendjen në përmbledhjen që publikon Bashkimi Evropian mbi vendet anëtare dhe zhvillimet e tyre më domethënëse.

Në raportin periodik të tremujorit të fundit të vitit 2019 BE nënvizon se tërmeti shkaktoi humbje në jetë njerëzish, la të shkatërruara banesa dhe infrastrukturën.

“Me Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian nisi një vlerësim të nevojave të situatës emergjente për të vlerësuar kostot e rindërtimit. Bashkë me ndihmën e parë emergjente Bashkimi Evropian alokoi një shumë prej 15 milionë eurosh për rindërtimin. Qeveria ka rishikuar buxhetin dhe do të vendosë një fond 150 milionë euro në dispozicion si dhe do të kërkojë mbështetjen e donatorëve në një konferencë që pritet të mbahet në 17 shkurt në Bruksel” thuhet në raport.

Sa i takon sektorit real dokumenti vlerëson se rritja ekonomike arriti pikun e saj në tremujorin e tretë me 3.8 për qind pasi regjistroi ngadalësim në gjysmën e parë të vitit. Rritja e formimit të bruto të kapitalit fiks u rrit në raport me tremujorin paraardhës por në terma vjetorë vazhdoi të tkurret me 1.9 për qind në tre mujorin e tretë më së shumti për shkak të mbylljes së punimeve në gazsjellësin TAP një projekt jashtëzakonisht i madh.

Lidhur me zhvillimet monetare raporti vlerëson se tendenca e mbivlerësimit të lekut ka vazhduar të ngadalësohet në tremujorin e fundit. Në 2019 leku fitoi vetëm 1.3 për qind në raport me euron nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2018 kur ai u forcua në nivelin 7.2 për qind në vlerë në raport me euron.

Në sektorin financiar raporti vlerëson se pati një rritje të kreditimit në sektorin privat duke përshpejtuar ritmin nga 6.8 për qind në 8 për qind në tremujorin e tretë. Në veçanti rritja e kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ishte me 15.5 për qind ndërsa kreditimi i ndërmarrjeve të mëdha u ngadalësua në 1.7 për qind.

Në zhvillimet fiskale nënvizohet se të ardhurat në buxhet në janar-nëntor 2019 u rritën  me 3.2 për qind në tema vjetorë por në raport me planin ishin 3.3 për qind më pak. Shpenzimet nga ana tjetër ecën në mënyrë të qëndrueshme por sërish mund të mos mbajnë ritmin për shkak të planit ambicioz buxhetor. Në tërësi zbatimi i buxhetit është përmirësuar lehtë në raport me 2018 por pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet kapitale që ishin minus 3.3 për qind dhe 21.8 për qind në raport me planin me shumë gjasa nuk do realizohen sipas parashikimit. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME