Categories Lajme

Tërmeti shkatërroi edhe shkollat, Bashkia e Fierit vendos të shembë dy prej tyre

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit nuk ka kursyer as institucionet arsimore. Disa shkolla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve, ndërsa mësimi u pezullua për disa ditë.

Teksa vendi pak nga pak po i rikthehet normalitetit dhe mësimi rifilloi, Bashkia e Fierit ka vendosur të shembë dy shkolla.

Një prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Darëzezë e Re”. Sipas informacioneve, shkak për shembjen është bërë amortizimi nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ende nuk dihet se kur do të nisë shembja apo se ku do të dërgohen nxënësit për të vijuar mësimet. Kujtojmë që ditën e djeshme në Durrës u shkatërrua shkolla 9-vjeçare “Neim Babamento”. Fadromat rrafshuan shkollën për shkak të dëmeve që kishte marrë nga lëkundjet e forta të tokës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME