Categories Lajme

Tërmeti u prishi banesën, familja në Kombinat prej 1 viti në barakë: Asgjë nga shteti

Një qytetar në Kombinat të Tiranës prej 1 viti jeton në barrakë pasi banesa e tij u shemb prej tërmetit të 21 shtatorit të 2019. Nikë Prendi u vizitua nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe denoncon se edhe barakën me dërrasa ia kanë falur komshinjtë, pasi Bashkia nuk i ka dhënë asgjë, madje as çadër. Madje ai thotë se s’ka marrë asgjë nga shteti, dhe ka frikë se shtëpia e tij nuk do të rindërtohet.

NJOFTIMI NGA PD
Kombinati në Njësinë Administrative nr 6, ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019. Që atëherë, tashmë një vit më pas, shumë banorë ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa, ishte në familjen e Nikë Prendit të cilit shtëpia i është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e parë, në 21 shtator. Ai ende sot banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë edhe një çadër. Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë. Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.

Ina Zhupa: E pabanushme? Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën. Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus? Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?Nikë Prendi: Bonusin jo akoma. Ina Zhupa: Ku jeton tani ti? Nikë Prendi: Ja këtu banoj.Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën. Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?! Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?

Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak. Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme? Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda. Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia? Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?

Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di. Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit? Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME