fbpx
Lajme

Tërmeti/ Veliaj: Akomoduam në një kohë rekord rreth 5 mijë banorë, Kinostudio e Kombinati do rindërtohen

Tirana mundi që në një kohë rekord ti bëj ballë një nga fatkeqësive më të mëdha natyrore dhe të menaxhojë një nga situatat më të vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Kjo jo vetëm falë angazhimit të strukturave shtetërore dhe atyre lokale të Bashkisë Tiranë, por edhe kontributit që dhanë qindra vullnetarë e qytetarë që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti në këto ditë vështira. I ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në një kohë shumë të shkurtër është bërë e mundur mbledhja e ndihmave të nevojshme si dhe akomodimi i të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti, në banesa me qira.

“Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Patëm një diskutim mes nesh, thamë të lëvizim shpejt, t’i vendosim njerëzit në shtëpi me qira, kryesisht në lagjen e tyre. Në varfërinë e viteve të kaluara, njerëzit kanë bërë dëmtime pa vlerësuar dijen e nevojshme. Nëse shikojmë fshatrat që janë dëmtuar, vëmë re se janë dëmtuar ato shtëpi që janë më të vjetra, dhe jo dy shtëpi rreth saj. Disa dukuri natyrore si përmbytjet janë demokratike, katet e para i përmbyten të gjithëve. Ndërsa tërmetet nuk i dëmtojnë të gjithë njësoj. Ai që është hallka e dobët e shoqërisë, ai e vuan edhe më shumë. Ndaj e them që ky është oportunitet për t’u bërë më të mirë, për të ndihmuar, për të ndërtuar nga e para lagjet në Kombinat dhe Kinostudio. Ndaj them ky është një moment reflektimi, dhe për të bërë pak paqe me natyrën”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur tek detyrat e tij si kryebashkiak në situata të tilla, ai tha se në raste fatkeqësish natyrore, ka shumë detyra e përgjegjësi që nuk janë të shkruara. Sakaq, Veliaj theksoi se duhet të krijohet një frymë solidariteti mes njerëzve, duke filluar një edukimi i brezit të ri, ku përmendi nismën më të fundit të Bashkisë së Tiranës të emërtuar “Kutia”.

“Besoj se një pjesë e madhe e detyrave nuk janë të shkruara. Fjala vjen në një vend që nuk sigurohen banesat, se nuk e kemi si kulturë, do e pranosh këtë. Ne flasim gjithë ditën për të bërë check up-e, për të bërë kontrolle, prapë jemi të fundit që i bëjmë këto gjëra. Ligji thotë që çdo pallat duhet të zgjedhe administratorin e vet, dhe të vendosë se ku do i mbajë depozitat. Unë mendoj se mund të mbjellim sot një farë solidariteti që mund të jetë investimi më i mirë për të ardhmen. Kemi marrë një nisme të rëndësishme gjatë këtyre ditëve ne kopshte, ku fëmijët marrin me vete një kuti këpucësh, dhe zgjedhin se çfarë do vendosin aty për t’ia çuar bashkëmoshatarëve të tyre në zonat e prekura nga tërmeti”, u shpreh ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button