Lajme

Terren i vështirë, ngec në përrua makina e turistëve kanadezë në Skrapar, ndërhyn policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Skrapar, si pasojë e terrenit të vështirë makina e dy turistë kanadezë ka ngecur në një përrua me baltë. Ata kanë telefonur menjëherë policinë, të cilët nisën menjëherë kërkimin. Policia njofton se gjetja e tyre është bërë e mundur pas disa orëve për shkak se turistët nuk dinin vendodhjen ekzakte.

NJOFTIMI Skrapar Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: