fbpx
Lajme

Testi i shpejtë vlen vetëm në 5 ditët e para, Silva Bino zbulon efektivitetin e tij

Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, ka dhënë detaje sa i takon aplikimit të testit të shpejtë, që pritet të nisë në vendin tonë që nga dita e hënë. Bino tha se testi i shpejtë bëhet vetëm në 5 ditët e para të shenjave të sëmundjes, dhe për personat e tjerë që janë jashtë këtij afati do të bëhet testi i zakonshëm, i cili aplikohet momentalisht në vendin tonë.

“Testi i shpejtë duhet të bëhet brenda 5 ditëve të para të sëmundjes, në rast se personi është tej 5 ditëve të para, atëherë duhet të bëhet testi me PCR. Ka një efektivitet gati 100%, nuk ka nevojë për përsëritje të tij, në rast se testi del pozitiv, atëherë personi është pozitiv, dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi merr një rezultat në kohë reale, që mund të nisë shpejt edhe trajtimi në rast se është i nevojshëm.

Ky test do të na ndihmojë që të përmirësojmë punën tonë veçanërisht në terren. Po kryen trajnime në lidhje me bërjen e këtij testi, është i njohur nga ana e OBSH-së, dhe trajnimi adekuat i stafit, do të bëjë që rezultatet që do të merren në terren të jenë sa më të sakta”, u shpreh Bino. Ministrja Manastirliu tha se për momentin qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta, që do të nisin të aplikohen duke filluar që nga dita e hënë në Tiranë, dhe duke nisur nga 20 Dhjetori dhe në disa poliklinika të kryeqytetit dhe në spitalet rajonale.

“Sa i përket testit të shpejtë të antigenit kemi siguruar 100 mijë testet e shpejta në kontratën e parë, teste të njohura nga OBSH, që janë të disponueshme në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion të testimit dhe hetimit epidemiologjik.

Testimi do nisë nga dita e hënë në Tiranë fillimisht dhe do jenë epidemiologët që do e kryejnë në vatrat e evidentuara që do vlerësohen prej tyre e kanë rëndësi kyce, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga komiteti teknik. Nga dita e hënë, fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm në gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

Këto janë strukturat që aktualisht kryejnë testimin e PCR që bëhet dhe sot. Prej 20 dhjetorit testet e shpejta do ti vihen në dispozicion spitaleve rajonale për rastet urgjente. Nga e hëna deri në datë 20 dhjetor është përcaktuar të lihet në funksion të trajnimit të stafeve tona.Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të testimit, rritjes së kapacitetit, ndërprerjen e zinxhirit dhe duke garantuar sigurinë e këtij testimit të shpejtë”, tha ministrja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button