Categories Lajme

Testohet pajisja që “spiunon” votimin e paligjshëm, projekti kalon provën e KQZ

Është testuar sot në Tiranë pajisja e Smart Matic, e cila do të vendoset në çdo qendër votimi dhe do të spiunojë të gjithë ata që mund të duan të votojnë më shumë se një herë, apo të votojnë në emër të dikujt tjetër.

Marrja e shenjave të gishtërinjve i ndihmon KQZ në përfundim të votimit për të parë nëse një votues ka votuar në më shumë se një qendër votimi. Dhe në fund grumbullimi i tyre do të mund të zbulojë nëse ka shkelës të ligjit që duhet të përballen me përgjegjësi penale.

“Në rast se verifikohet që një votues ka votuar në disa qendra votimi ose për llogari të një votues tjetër ka përgjegjësi të rëndë penale. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe ky është qëllimi i këtij projekti. Së pari është saktësia dhe koha më e shkurtër që duhet për të verifikuar identitetin e votuesit krahasuar me mënyrën e vjetër”, shprehet Ilirjan Celibashi.

Pajisja ka aftësinë të zbulojë nëse një votues tenton të votojë më shumë se njëherë duke lëshuar një sinjal. Ajo zbulon edhe rastet kur votuesi i drejtohet qendrës së gabuar të votimit.

Pas këtij demonstrimi, palët e konsiderojnë një test të kaluar me sukses identifikimin biometrik. Më 25 Prill do të eksperimentohet edhe votimi edhe numërimi elektronik vetëm në njësinë 8 në kryeqytet për të cilën janë ftuar të marrin pjesë tre kompani ndërkombëtare, mes të cilave edhe Smart Matic e cila po garanton në mbarë vendin identifikimin biometrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME