fbpx
Lajme

“Tetori do të vijë me temperatura të…”, ja si do të jetë moti për ditët në vijim

Dita e sotme ka nisur me vranësira, të cilat kanë sjellë rrebeshe afatshkurta në territorin shqiptar. Sipas MeteoAlb në orët e mesditës dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të kushteve të motit. Përmirësim që do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme dhe në pjesën tjetër të mbetur të javës deri në ditën e premte.

Në zonat veriore pritet që gjatë ditës së premte dhe fundjavës të kenë herë pas herë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa vija bregdetare jug perëndimore do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta për muajin.

Do të kemi një rritje graduale të lehtë të vlerave termike duke bërë që në fundjavë temperaturat  të arrijnë deri në 28 gradë celsius. Tetori do të jetë me mot të mirë dhe temperatura të ngrohta 1 deri në 2 gradë më të larta se vlerat normale, sipas MeteoAlb.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button