Lajme

Tetovë, personat nuk janë identifikuar, i riu kërkon prindërit: Të gjallë apo të vdekur, dua një përgjigje (Video)

Autoritetet maqedonase nuk kanë bërë ende të mundur identifikimin e viktimave nga zjarri në spitalin Covid-19. Kjo ka sjellë ankth tek disa familjarë, prindërit e të cilëve kanë qenë në spital momentin e zjarrit dhe nuk kanë asnjë informacion.

Një prej tyre, Munir Bilali tha se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tragjedia dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje. I dëshpëruar, ai kërkon që të paktën të shohë trupat e tyre, qofshin gjallë apo vdekur.

“Shpresojmë t’i gjejmë të gjallë a të vdekur, por vetëm ta dimë se janë familjarët tonë”, thotë Munir Bilalli. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Tetovë. Plasja e bombole gazi dogji spitalin Covid-19, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 14 pacientë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close