fbpx
Lajme

Tha se Meta kishte marrë në dorë opozitën, presidenca i përgjigjet Ramës

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej sot se presidenti de fakto kishte marrë në dorë drejtimin e opozitës. Blushi shkruan se profeti i kokoshkave, duke iu referuar Ramës ka frikë nga zgjedhjet e 25 Prillit, që do të jenë referendumi më i madh kundër tij, dhe Ilir Meta para se të jetë president është shqiptar. “RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE! Për mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar. Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet. Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti. Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli. Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR. Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button