Lajme

Thellohet tragjedia në Durrës, e reja që humbi jetën për shkak të korrentit ishte shtatzënë

Ngjarja tragjike e Durrësit ku një grua e re humbi jetën në një incident mëngjesin e sotëm po bëhet edhe më tragjik. Sipas burimeve viktima ishte shtatzënë.

Ngjarja ndodhi në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Familjarët e kanë gjetur pa jetë në oborr të renë, ndërsa dyshohet se ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë.

Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka humbur jetwn. Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se pak kohë më parë nëna me dy vajzat adoleshente ndërroi jetë në Fushë-Arrëz pasi i zuri korrenti, fillimisht njërën nga vajzat që po lahej në dush dhe më pas nënën me vajzën tjetër që shkuan të jepnin ndihmën e tyre.

Ndërkohë dje ka ndodhur po ashtu një tjetër ngjarje tragjike në qytetin bregdetar, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close