Lajme

Theu masat anti-COVID, gjobitet me 5 milionë lekë Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 5 milionë lekë pasi ka organizuar takime me mbi 10 persona. Lajmi është dhënë nga vetë Këlliçi në një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se është gjobitur pasi ka shkelur fjalën urdhër të kryeministrit Rama.

Më tej ai shkruan se gjobat janë vetëm për opozitën pasi kreu i qeverisë, Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj si dhe ministret Sipiropali dhe Balluku po organizojnë takime me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku vetë policia kujdeset për organizimin.

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas” shkruan kreu i FRPD./Opinion.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close