Lajme

Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet polici që i mori ryshfet shoferit nga Kosova

Është ndaluar punonjësi i Policisë, Enea Qose pasi theu masën e arrestit të shtëpisë. Në Maj të këtij viti polici është arrestuar për shpërdorim detyre pasi ka marrë rryshfet nga një shtetas kosovar.

Ndërkohë që gjykata kishte vendur për Qosen masen e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve të siguruara se ishte polici thyente masen e sigurisë.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative është bërë e mundur ndalimi i ketij shtetasi në një lokal në lagjen 4 të Pogradecit. Pritet njoftimi zyrtar nga AMP për rastin. Qose akuzohet per vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close