Categories Lajme

Thirrja e gruas që jeton në çadër që prej Shtatorit 2019: Shihni gjendjen time!

Zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit  ishte Durrësi dhe rrethinat e tij përfshirë dhe Manzën. Mirëpo tashmë, 1 vit pas tragjedisë, ka banorë që ende nuk u është siguruar një strehë. Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe nisja e reshjeve të shiut ka bërë bërë që familjeve që jetojnë akoma në çadër t’iu vështirësohet jetesa. E tillë është edhe familja Guçe, banore te qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave. Kjo familje prej 3 anëtaresh prej më shumë se një viti jeton në çadër.

“Çfarë bie jashtë, bie brenda. Po bereqaves kam futur ca rrecka nëpër cepa. Pikon jashtë mase. Nuk kam ti vë as llamarina. Po mbytem, e sëmurë jam. Mbrëmë jam çuar nga këtu, kisha frikë, vajta hyra atje se cikloni e ngriti çadrën përpjetë. Asnjë nuk ka ardhur, as nga bashkia, asnjeri. Që kur kanë ardhur ato të komunës së Rrashbullit që në shtator ma vunë shiritin. E pres ujin me rrecka, këtë punë bëj tërë natën. Rrjedh deri tek pjesa e korentit”, tha kryefamiljarja.

Zonja Guçe shpreh pakënaqësi edhe për vlerësimin që i është bërë dëmit të banesës së saj. “Kanë ardhur prap në nëntor na i nxorrën DS2. Se sa ishte koha e tërmetit, na ka ndihmuar komuna e Rrashbullit në të ngrënë. Bashkia e Durrësit vetëm një herë në fillim fare, nuk më kanë parë si jam, kam çuar letrat, më kanë kthyer përgjigje, prap DS2 e kanë lënë. Unë nuk kam lekë të marr inxhinier privat. Duhet të vijnë si shtet të shohin gjendjen time se po vjen dimri, tërmetet kanë filluar, ku të shkoj më, ku do mbytem”, shtoi kryefamiljarja, e cila jeton me vajzën dhe mbesën e saj, vetëm 4 vjeç. Zonja Guçe me lot në sy ju bën apel autoriteteve t’i kthejnë sytë edhe nga familja e saj pasi është në pritje prej me shume se një viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME