Categories Lajme

Thirrja e Lefter Maliqit: Zgjedhje të parakohshme vjeshtën e ardhshme

Deputeti Lefter Maliqi bëri një dalje për mediat këtë të hënë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai deklaroi se opozita nuk duhet kurrsesi të pranojë qeverinë e Edi Ramës dhe për këtë, duhet të aktivizohet që në vjeshtën e ardhshme të mbahen zgjedhjet edhe parlamentare, edhe lokale.

“Ky nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale qe PD, LSI, që opozita e bashkuar po mbledh te gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht që kjo do të ndodhë.

S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi “de facto” në diktaturë. Thirrja ime është e qartë, e saktë, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithë shqiptarëve për zgjedhje të menjëhershme edhe lokale, edhe të përgjithshme pa Ramën kryeministër.

Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë, ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund të ndodhë që Policia e Shtetit të vihet në shërbim të mafies e oligarkëve.” Duke akuzuar PS se kishte si synim goditjen e LSI, Lefter Maliqi shtoi se këto zgjedhje nuk do të njihen sepse janë blerë vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME