Lajme

Thirrja pas taksës doganore: Evitoni rrugën nga Serbia, zgjidhni Shqipërinë

Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka acaruar dhe më shumë raportet me këto vende.

Madje shteti serb ka marrë vendimin që të gjitha mallrat europianë që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas, të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.

Kështu në rrjetet sociale po qarkullon një hartë me anë të së cilës bëhet e ditur të mos kalohet në rrugët e Serbisë, kjo pasi këta të fundit kanë shtuar bllokadat.

Hartat në fjalë bëjnë thirrje që të zgjidhen rrugët e Shqipërisë dhe të bojkotohet ajo serbe.

Kujtojmë që prej disa ditësh mallrave serbë u është vendosur taksa 100%, teksa kërkohet dhe fatura me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Që pas këtij vendimi nuk kanë munguar reagimet e shumta, duke mos përjashtuar as ata të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Mediat serbe bëjnë me dije se para aplikimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës në 1 nëntor kanë marrë vendimin që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimi nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: