Categories Lajme

“Ti japim fund kësaj histerie”, virologu i njohur italian kundër mbylljes së dytë

“Konfuzion”, kjo do të ishte fjala më e saktë, për të përkufizuar situatën e shkaktuar nga Covid 19 në Itali, por edhe në të gjithë botën.

Giorgio Palù, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e virologjisë, profesor i Universitetit të Padovës dhe ish-president i Shoqatës Italiane dhe Evropiane të Virologjisë, në një intervistë për corriere.it, është shprehur se lidhur me shifrat e Covid vërehet një histeri e madhe, e cila nuk është e nevojshme.

Sipas tij është normale që e gjithë Europa dhe jo vetëm po përballet me shifra shumë të larta infektimesh ditore, që lidhen me rifillimin e të gjithë aktiviteteve, por edhe ftohjen e motit, dhe mungesën e ekspozimit në temperatura të larta dhe diell.

“Ekziston shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur kurrë, edhe nëse, në korrik, rastet duket se ishin zhdukur, falë verës, ajrit të hapur, rrezeve ultraviolet që vrasin virusi. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë ”, shprehet virologu duke justifikuar rritjen ne rasteve, ndërsa shton se shumë prej personave që rezultojnë pozitiv në tampon, janë asimptomatikë.

“95% e njerëzve që dalin pozitiv nga tamponi nuk kanë simptoma, dhe për këtë ata nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Pika e dytë që duhet parë: është e sigurt që këta njerëz janë “infektuar”, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se ata janë “ngjitës”, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ata mund ta bënin atë nëse kishin një ngarkesë të lartë virale, por për momentin, me testet në dispozicion, nuk është e mundur që të përcaktohet nëse ata e shpërndajnë virusin”, shprehet Palu.

Virologu thotë më tej se tamponi te njerëzit që skanë simptoma është i panevojshëm, dhe duhet të bëhet vetëm në rastet kur në një grup të ngushtë ka disa raste pozitive, si në mjedise pune apo në shkolla.

“Për shkak se ata mund të kenë një ngarkesë të ulët virale, sepse mund të jenë bartës të një lloji më pak agresiv të gjakut mund të jenë të paaftë që të infektojnë persona të tjerë. Ne duhet të ndërmarrim veprime nëse identifikohen” grupe të infektuarish”, që do të thotë kur ka disa raste pozitive në mjedise pune, në shkollë apo në familje, vetëm në këtë rast duhet të ketë tampone për të gjithë personat e kontaktit”, thotë mjeku italian, që sqaron më tej se e vetma shifër e rëndësishme është ajo e personave që gjenden nën kujdesin intesiv.

“Ajo që ka vërtet rëndësi është të dish se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv: është ky numër që jep dimensionin real të gravitetit të situatës. Në çdo rast, ky virus ka një vdekshmëri relativisht të ulët, mund të vrasë, por nuk është murtajë”, sqaron Palu, që shtimin e rasteve në Itali e lidh padyshim me hapjen e shkollave.

“Sigurisht në rihapjen e shkollave. Problemi nuk është vetë shkolla, por transporti publik në të cilin kanë filluar të udhëtojnë tetë milion studentë. Mbajtja e shkollave të hapura është thelbësore”.

Ndërkohë mjeku shprehet kategorikisht kundër një mbyllje të dytë, që sipas tij do të ishte fatale për ekonominë, por edhe për shëndetin mendor dhe edukativ të të gjithë qytetarëve.

“Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë tonë; si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi. E gjithë kjo përballë një sëmundjeje, Covid-19, e cila, në të gjitha rastet, ka treguar se ka një vdekshmëri të ulët. Nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie”, përfundon Palu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME