Categories Bota, Kuriozitete, Lajme

“Ti je ai ajo çfarë bën, dhe jo ajo që thua ”. 70 thënie nga Carl Gustav Jung!

A keni pasur ndonjëherë atë ndjenjën të bezdisshme sikur keni një boshllëk të madh në jetën tuaj? Sikur diçka e madhe po mungon, diçka që ju ndalon te ndiheni te plotesuar dhe të lumtur? Kjo është pjesë e procesit për te gjetur veten tuaj autentike – diçka që psikanalisti legjendar Carl Jung e quan “individualizim”, rrugëtimin “për tu bërë ai që je”. Këtu janë 72 citate të sinqerta nga Carl Jung që do t’ju ndihmojnë gjatë udhëtimit tuaj personal drejt kuptimit të jetës:

Mbi gjetjen e vetes “Privilegji i një jete është të bëhesh ai që vërtetë je.”

“Diku, pikërisht në fund të qenies së një personi, përgjithësisht ai e di se ku duhet të shkojë dhe çfarë duhet të bëjë. Por ka raste kur kllouni që ne e quajmë “Unë” sillet me një mënyrë aq të çmendur sa që zëri i brendshëm nuk mund ta bëjë prezencën e tij të ndihet.”

“Vizioni juaj do të bëhet i qartë vetëm atëherë kur ju mund të shikoni në zemrën tuaj. Kush shikon jashtë, ëndërron; kush shikon brenda, zgjohet.”

“Një njeri që nuk ka kaluar nëpër pafundësinë e pasioneve të tij, kurrë nuk i ka kapërcyer ato.”

“Njeriu nuk ndriçohet duke i imagjinuar figurat e dritës, por duke e bërë errësirën e vetë të vetëdijshme.”

“Në secilin prej nesh ka një tjetër të cilin ne nuk e njohim.”

“Kërkesa për t’u bërë ai që je është e fortë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në të, por kjo nuk do të thotë që gjërat do të rezultojnë domosdoshmërisht pozitive. Nëse jeni të pa interesuar për fatin tuaj, nënvetëdija është.”

“Përderisa çdo ndryshim duhet të fillojë diku, është individi i vetëm ai që do ta provojë atë dhe do ta bartë atë. Ndryshimi duhet të fillojë me të vërtetë nga një individ; mund të jetë dikush nga ne. Askush nuk mund të lejojë që vetëm të shikojë përreth dhe të presë që dikush tjetër të bëjë atë që është i zoti për të bërë ai vetë. ”

“Njeriu nuk është një makinë që mund të rimodelohet për qëllime krejt të tjera siç kërkojnë raste të caktuar, me shpresën se do të funksionojë rregullisht si më parë, por në një mënyrë krejt tjetër. Ai mbart me vete tërë historinë e tij; në strukturën e tij është shkruar historia e njerëzimit.”

“Detyra e njeriut është të ndërgjegjësohet për përmbajtjen që vjen nga lart prej nga prej të pavetëdishmes.”

“Ndiqni atë vullnet dhe atë mënyrë të cilën përvoja e konfirmon se është e juaja.”

“Qëndrimi racional që na lejon neve që vlerat objektive t’i deklarojmë si valide, nuk është punë e subjektit individual, por produkt i historisë njerëzore.”

“Për të zbuluar se çfarë është vërtet individuale në veten tonë, nevojitet reflektim i thellë; dhe befas e kuptojmë se sa e vështirë është zbulimi i individualiteti. ”

“Përvoja më e lartë, më vendimtare është të jesh vetëm me vetveten. Ju duhet të jeni vetëm për të zbuluar se çfarë ju mbështet juve, kur zbuloni se nuk mund ta mbështetni veten. Vetëm kjo përvojë mund t’ju japë një themel të pathyeshëm. ”

“Pyetja vendimtare për njeriun është: A ka lidhje ai me diçka të pafundshme apo jo? Kjo është pyetja që tregon për jetën e tij. Vetëm nëse e dimë se gjëja që ka vërtet rëndësi është e pafund, ne mund të shmangim rregullimin e interesave tona mbi të ardhmen dhe mbi të gjitha llojet e qëllimeve që nuk kanë një rëndësi të vërtetë. Kështu që ne kërkojmë që bota të na garantojë njohje për cilësitë që ne i konsiderojmë si pasuri personale: talentin tonë ose bukurinë tonë. Sa më shumë që njeriu shtron stresin ndaj pasurive të rreme dhe sa më pak ndjeshmëri të ketë për atë që është thelbësore, aq më pak e kënaqshme është jeta e tij. Ndihet i kufizuar sepse ka synime të kufizuara, dhe rezultati është zilia dhe xhelozia. Nëse e kuptojmë dhe e ndiejmë që këtu në këtë jetë, ne kemi tashmë një lidhje me pafundësinë, dëshirat dhe qëndrimet do të ndryshojnë.”

Mbi sfidimin e përspektivës suaj

Në një moment të jetës së tij, Jung kaloi atë që ne tani e quajmë kriza e mes-jetës. Papritur, ai e ndjeu një detyrim të dëshpëruar për të rishqyrtuar jetën e tij dhe për të eksploruar veten e tij më të thellë.

Ai triumfoi mbi këtë duke mësuar të kuptonte dhe vlerësonte dhimbjen e tij. Ai zbuloi se ndonjëherë, gjithçka që ju duhet është të shikoni gjërat nga një kënd tjetër.

Ja çfarë mësoi ai:

“E gjitha varet mbi atë se si i shikojm në gjërat dhe jo siç janë ato në të vërtetë.”

“Unë nuk jam ajo që mua më ka ndodhur. Unë jam ajo që kam zgjedhur të jem.”

“Unë nuk aspirtoj të jem njeri i mirë. Unë aspiroj të jem një njeri i plotë.”

“Problemet më të mëdha dhe më të rëndësishme të jetës janë të gjitha në thelb të pazgjidhshme. Ato kurrë nuk mund të zgjidhen, por vetëm bëhen të tepërta.”

“Gjysma e parë e jetës i kushtohet formimit të një egoje të shëndetshme, gjysma e dytë ka të bëjë me ecjen nga përbrenda dhe lërjen e egos të dal jasht.”

“Plotësisht të papërgatitur, ne e hedhim hapin në pasditen e jetës. Akoma më keq, ne e bëjmë këtë hap me supozimin e rremë se të vërtetat dhe idealet tona do të na shërbejnë siç na kanë shërbyer deri më tani. Por ne nuk mund të jetojmë pasditen e jetës sipas programit për mëngjesin e jetës, sepse ajo që ishte e shkëlqyeshme në mëngjes do të jetë pak e tillë në mbrëmje dhe ajo që në mëngjes ishte e vërtetë, në mbrëmje do të jetë bërë gënjeshtër. ”

“Çdo gjë që na irriton për të tjerët mund të na çojë në një kuptim më të mirë të vetvetes.”

Mbi marrjen e përgjegjësive dhe zotërimin e vetes suaj

Jung gjithashtu besonte se marrja e përgjegjësisë për veten tuaj është një pjesë thelbësore e individualitetit.

Shumë prej nesh përdorin fenomenin psikologjik të njohur si “projeksion” – duke i vendosur ndjenjat tona të padëshiruara te dikush tjetër – me qëllim që të shmangin përballjen me hijet tona. Kjo rezulton me një qëndrim “viktimizues”, ku mendoni se lumturinë u’a kanë borxh, edhe pse skeni punuar për të.

Ja pse kjo nuk është një ide e mirë, sipas Jungut:

“Shpesh është tragjike të shihet se si një burrë i ashpër e lufton jetën e tij dhe jetën e të tjerëve dhe se ai akoma mbetet i paaftë të shohë se e gjithë tragjedia origjinën e ka nga vetja e tij, dhe si e ushqen vazhdimisht atë dhe e vazhdon atë.”

“Ti je ai ajo çfarë bën, dhe jo ajo që thua se do ta bësh.”

“Secila jetë njerëzore përmban një potencial, nëse ai potencial nuk plotësohet, atëherë ajo është e quar dëm.”

“Ne nuk duhet të pretendojmë ta kuptojmë botën vetëm me anë të intelektit; ne e kapim atë po aq shumë edhe duke e ndjerë. Prandaj, gjykimi i intelektit është, në rastin më të mirë, vetëm gjysma e së vërtetës dhe, nëse është i sinqertë, duhet patjetër të dërgoj edhe në të kuptuarit e pamjaftueshmërisë së vetë.”

“Më vjen keq për shumë ato marrëzi që burojnë nga kokëfortësia ime; por pa atë tipar nuk do ta kisha arritur kurrë qëllimin tim.”

“Rezistenca ndaj turmës së organizuar mund të bëhet vetëm nga njeriu që gjithashtu është i organizuar mirë në individualitetin e tij, ashtu si vetë turma.”

“Ajo që na detyron të krijojmë një zëvendësues për veten tonë nuk është mungesa e jashtme e objekteve, por paaftësia jonë për të përfshirë me dashuri një send jashtë vetvetes.”

Kur pranoni se kush jeni, të mirën dhe të keqen

Pse është kaq e vështirë për ne që të praktikojmë vetë-dashurinë dhe vetë-dhembshurinë? Kjo është për shkak se të gjithë duam të jemi perfekt.

Por si njerëz, ne kurrë nuk do të jemi të përsosur. Dhe përderisa vazhdojmë të vendosim pritshmëri të panevojshme dhe të pamundura në veten tonë, nuk do të gjejmë kurrë paqe me atë që jemi.

Pushoni së përshtaturi me idealet e secilit. Siç thotë Jung: “Turpi është një shpirt që ha emocione, dhe së pari duhet të heqim qafe këtë turp të brendshëm për të mos qenë ekzemplari i përsosur i shoqërisë.”

Këtu janë disa nga fjalët e fuqishme të Carl Jungut për të pranuar tërësinë tuaj:

“Këpucët që i përshtaten një personi, një person tjetër e lëndojnë; nuk ka recetë që ju tregon mënyrën e jetesës që i përshtatet të gjitha rasteve.”

“Si mund të jem substancial nëse nuk i flak tutje hijet? Për të qenë i plotë, unë patjetër duhet ta kem edhe anën e errët.”

“Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë nëse fillimisht nuk e pranojmë atë. Ndëshkimi nuk çliron, por shtyp”.

“Njohja e errësirës suaj është metoda më e mirë për t’u marrë me errësirat e njerëzve të tjerë.”

“Çfarëdo që të refuzohet nga vetja, paraqitet në botë si një ngjarje.”

“Pranimi i vetvetes është thelbi i gjithë problemit moral dhe mishërimi i një këndvështrimi të tërë për jetën.”

“Gjeni se nga çfarë një person ka frikë më së shumti dhe nga aty ai do të filloj ta zhvillojë një vete tjetër.”

“Po çfarë sikur të zbuloja se më i varfëri i lypësve dhe më i pavëmendshmi i shkelësve janë të gjithë brenda meje; dhe se kam nevojë për lëmoshën e mirësisë sime, që unë, vetë, jam armiku që duhet të dashur?”

“Sa e rëndësishme është të pohosh fatin e një personi. Në këtë mënyrë ne krijojmë një ego që nuk prishet kur ndodhin gjëra të pakuptueshme; një ego që duron, që duron të vërtetën, dhe që është në gjendje ti bëjë ballë botës dhe fatit. Pastaj, të përjetosh humbje është edhe të përjetosh fitore. Asgjë nuk trazohet – as nga brenda dhe as nga jashtë, sepse vazhdimësia e një personi i ka rezistuar rrymës së jetës dhe kohës. ”

“Lavjerrësi i mendjes lëkundet midis kuptimit dhe pakuptimit, jo midis të drejtës dhe të gabuarës.”

“Tërësia nuk arrihet duke prerë një pjesë të qenies së një personi, por duke i integruar të kundërtat.”

Pranimi është pjesa thelbësore për ta zbuluar se kush jeni dhe për ta dashur atë që e keni zbuluar. Por është gjithashtu e rëndësishme sepse duhet të kuptoni që nuk do të ndjeheni gjithnjë të shëndetshëm. Ju nuk do të jeni gjithmonë në kontroll të plotë.

Kështu që do ta përfundojmë këtë temë me këtë citimin e fundit të bukur nga Carl Jung për përqafimin e “çmendurisë” tuaj të brendshme:

“Hesht dhe dëgjo: a e ke njohur çmendurinë tënde dhe a e pranon atë? A keni vënë re se të gjitha themelet tuaja janë tërësisht të zhytura në çmenduri? A nuk doni ta njihni çmendurinë tuaj dhe ta mirëpresni atë në mënyrë miqësore? Keni dashur të pranoni gjithçka. Prandaj pranoni edhe çmendurinë. Le të shkëlqejë drita e çmendurisë suaj dhe ajo papritmas do të agojë mbi ju. Çmenduri nuk është të përçmoheni dhe të mos keni frikë, por përkundrazi ju duhet t’i jepni jetë… Nëse doni të gjeni shtigje, gjithashtu nuk duhet ta refuzoni çmendurinë, pasi ajo përbën një pjesë kaq të madhe të natyrës tuaj… Duhet të jesh i kënaqur që mund ta njohësh atë, sepse kështu nuk do të bëhesh viktimë e saj. Çmenduria është një formë e veçantë e shpirtit dhe ngjitet në të gjitha mësimet dhe filozofitë, por edhe më shumë është formë e jetës së përditshme, pasi vetë jeta është plot marrëzi dhe në fund krejtësisht joligjore. Njeriu përpiqet drejt arsyes vetëm në mënyrë që të mund të bëjë rregulla për veten e tij. Vetë jeta nuk ka rregulla. Ky është misteri dhe ligji i tij i panjohur. Ajo që ju e quani njohuri është një përpjekje për të imponuar diçka të kuptueshme në jetë. ”

Mbi jetën dhe dhimbjet e saj të domosdoshme

Dhimbja dhe vështirësitë janë një pjesë e domosdoshme e jetës. Më e rëndësishmja, ato janë një pashmangshmëri. Ju nuk mund t’i shpëtoni atyre. Përpjekja për ti rënë përreth dhimbjes dhe vuajtjes do të çojë vetëm në gjëra më të këqija.

Ju duhet të përballeni me çdo vështirësi nëse doni të krijoni një ndjenjë të fortë të individualitetit:

Këtu i keni disa thënie të Jungut mbi përdorimin e dhimbjes për të ju fuqizuar:

“Nuk mund të arrihet vetëdija pa dhimbje.”

“Asnjë pemë, thuhet, nuk mund të rritet në parajsë, përveç nëse rrënjët e saj nuk arrijnë në ferr”.

“Njeriu ka nevojë për vështirësi; ato janë të nevojshme për shëndetin “.

“Kur mençuria mbretëron, aty nuk ka asnjë konflikt mes të menduarit dhe ndjenjës.”

“Janë po aq netë sa edhe ditë, dhe njëra është po aq e gjatë sa edhe tjetra në kursin e vitit. Madje edhe një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një masë të caktuar të errësirës, ​​dhe fjala “lumturi” do të humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ekuilibrohej nga trishtimi.”

“Askush, për aq kohë sa ai lëviz midis rrymave kaotike të jetës, nuk është pa telashe.”

“Askush nuk mund të shumë poshtë, përveç nuk ka një thellësi të madhe.”

“Nëse një gjë e tillë mund t’i ndodhë një burri, ajo e sfidon më të mirën dhe më të lartën e tij nga ana tjetër; domethënë, kjo thellësi korrespondon me një lartësi të mundshme, dhe errësirën më të zezë me një dritë të fshehur.”

“Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në çdo çrregullim ka një rregull.”

“Të bësh pyetjen e duhur është tashmë gjysma e zgjidhjes së një problemi.”

“Konfliktet më të mëdha, nëse tejkalohen, lënë pas vetes një ndjenjë sigurie dhe qetësie që nuk trazohet lehtë. Janë pikërisht këto konflikte të forta dhe zjarri i tyre që janë të nevojshme për të dhënë rezultate të vlefshme dhe të qëndrueshme. ”

“Gabimet, në fund të fundit, janë themelet e së vërtetës, dhe nëse njeriu nuk e di se çfarë është një gjë, është të paktën një rritje e njohurisë nëse ai e di se çfarë ajo nuk është.”

“Nga e keqja, shumë të mira më kanë ardhur. Duke heshtur, duke mos shtypur asgjë, duke mbetur i vëmendshëm dhe duke pranuar realitetin – duke i marrë gjërat ashtu siç janë, dhe jo ashtu siç kam dashur që ato të jenë – duke i bërë të gjitha këto, më kanë ardhur njohuri të pazakonta, dhe fuqi të pazakonta gjithashtu, të atillë që nuk mund ti imagjinoja kurrë më parë. ”

Mbi gjetjen e kuptimit

“Një qenie njerëzore me siguri nuk do të arrijë të bëhet shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjeç nëse kjo jetëgjatësi nuk do të kishte kuptim për speciet. Pasditja e jetës njerëzore gjithashtu duhet të ketë një domethënie të vetën dhe nuk mund të jetë thjesht një shtojcë e keqe për mëngjesin e jetës. ”

Për Jungun, qëllimi i jetës sonë qëndron në një paralele e plotë me dobësimin e trupit tonë: Përderisa vetë fiziku ynë përkeqësohet, mësojmë të krijojmë një përsosje progresive të asaj që është me të vërtetë thelbësore.

Këtu keni më shumë se çfarë dëshironë të thotë Carl Jung për gjetjen e kuptimit:

“Besimi, shpresa, dashuria dhe depërtimi janë arritjet më të larta të përpjekjes njerëzore. Ato janë gjetur/dhënë nga përvoja”.

“Me sa mund të dallojmë, qëllimi i vetëm i ekzistencës njerëzore është të ndezim një dritë në errësirën e qenies së thjeshtë.”

Mbi lumturinë

Një jetë autentike jo domosdoshmërisht është e barabartë me një jetë të lumtur.

Në fakt, Carl Jung është një nga skeptikët e famshëm kur bëhet fjalë për ndjekjen e lumturisë. Jung besonte se lumturia nuk duhet të kërkohet. Pak a shumë si psikoanalisti Viktor Frankl, Jung besonte se lumturia duhet të pasojë, të jetë rezultat i diçkaje.

Këtu janë disa nga besimet e Jung për lumturinë:

“Sa më shumë që me dashje e kërkon lumturinë, aq më i sigurt bëhesh se nuk do ta gjesh. Prandaj është shumë më mirë të merrni gjërat ashtu si ato vijnë, me durim dhe gjakftohtësi”.

“Kam parë shpesh që njerëzit bëhen nervozë kur kur e kënaqin veten me përgjigje joadekuate ose të gabuara të pyetjeve të jetës. Ata kërkojnë pozicion, martesë, reputacion, sukses të jashtëm të parave dhe mbeten të pakënaqur dhe neurotikë edhe kur i kanë arritur ato që i kërkonin. Njerëz të tillë zakonisht kufizohen brenda një horizonti shumë të ngushtë shpirtëror. Jeta e tyre nuk ka përmbajtje të mjaftueshme, kuptim të mjaftueshëm. Nëse atyre do iu mundësohet të zhvillohen në personalitete më të bollshme, neurozat në përgjithësi zhduken.”

“Askush nuk mund ta arrijë lumturinë përmes ideve të paracaktuara, përkundrazi duhet ta quajmë atë një dhuratë të perëndive. Ajo vjen dhe shkon, dhe ajo që të ka bërë të lumtur një herë, jo domosdoshmërisht e do ta bëjë këtë edhe në një kohë tjetër.”

Kryefjala

“Ma jepni një të çmendur, dhe unë do ta shërojë.” – Carl Gustav Jung

Ndoshta arsyeja pse Jung është kaq ndikues është se ndryshe nga figurat e tjera historike të ngjashme, mësimet e tij nuk kalben në libra të vjetër, me pluhur, të paprekur. Përkundrazi, mençuria e tij bëhet më e rëndësishme dhe e dobishme për ne në epokën moderne.

Është sikur ai ekziston të na kujtojë të kthehemi te rrënjët tona të vërteta.

Le ta marrim këtë për shembull. Ai thotë:

“Vetmia nuk vjen duke mos pasur njerëz përreth, por nga pamundësia për të komunikuar për gjërat që duken të rëndësishme, ose duke pasur pikëpamje të caktuara që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.”

Duhet të kujtojmë vazhdimisht se duhet të shohim vetëm brenda vetes për të gjetur kuptimin. Çdo gjë që na duhet për të patur një jetë të plotë dhe kuptimplote është brenda nesh nëse ne jemi vetëm të guximshëm për të gërmuar thellë.

Kështu që lexoni nga afër, sepse do ta përfundojmë këtë artikull me një citim të fundit të fuqishëm:

“Ne nuk jetojmë më mbi ato që i kemi, por mbi premtime, jo më mbi ditët e sotme, por në errësirën e së ardhmes, e cila, siç ne presim, do të sjellë në fund të fundit lindjen e duhur. Ne reufuzojmë të pranojmë që gjithçka më e mirë blihet me çmimin e diçkaje më të keqe; për shembull, shpresa për liri më të madhe anulohet nga skllavërimi i shtuar i shtetit, për të mos folur për rreziqet e tmerrshme, ndaj të cilave na ekspozojnë zbulimet më të shkëlqyera të shkencës. Sa më pak të kuptojmë se çfarë kishin dashur parardhësit tanë, aq më pak e kuptojmë veten, dhe kështu ndihmojmë me të gjitha forcat për t’ia grabitur rrënjët individit dhe instinktet e tij udhëzuese, në mënyrë që ai të bëhet pastaj një grimcë në masë, i udhëhequr vetëm nga ajo që Nietzsche e quante frymë e gravitetit.”/filozofia.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME