Categories Lajme

“Ti je idiot”, qytetarët sulmojnë Kryeministrin australian

Banorët e qytetit Cobargo në Australi kanë akuzuar Kryeministrin Scott Morrison për mënyrën e menaxhimit të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe viktima. Kryeministri shkoi sot në këtë qytet të prekur më së shumti nga zjarret, ku u përball me zemërimin e banorëve. Disa prej tyre refuzuan ta takonin, ndërsa të tjerë nuk kursyen as akuzat në drejtim të tij.

“Je një idiot”, i bërtiti njëri nga banorët. Kurse një grua refuzoi që t’i jepte dorën për ta takuar. Ky rast është filmuar nga një kamera amatore, pamjet e së cilës kanë qarkulluar në rrjetet sociale. “Do t’ju jap dorën vetëm nëse jepni më shumë fonde. Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë ndihma”, i tha gruaja Kryeministrit, para se ky i fundit të largohej i turpëruar. Të tjerë i thanë se duhet “të ketë turp nga vetja” dhe e akuzuan se “e la vendin të digjej”. Një grua tjetër iu drejtua duke i thënë: “Jemi plotësisht të harruar këtu. Sa herë që në këtë zonë ka përmbytje ose zjarre, nuk marrim asnjë ndihmë. Nëse do të jetonim në Sidney ose në bregun verior, do të na dërgonin me urgjencë donacione dhe ndihma”.

Kjo situatë, duket se për Kryeministrin Morrison do të ndikojë negativisht edhe në zgjedhje. “Nuk do të merrni asnjë votë këtu. Kush i voton Liberalët këtu? Asnjë”, i tha një tjetër banor. Nga zjarret e fuqishme në këtë zonë humbën jetën at e bir 29 dhe 63 vjeç, teksa po përpiqeshin të shuanin flakët e zjarrit që kishin përfshirë shtëpinë e tyre. Kryeministri i Australisë u kritikua së tepërmi edhe gjatë ditëve para Krishtlindjes, për shkak se kishte shkuar për pushime në Hawaii teksa zjarret po shkatërronin vendin. Në Victoria është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës së rëndë, kur deri më tani nga zjarret që kanë nisur prej Shtatorit 2019 kanë humbur jetën 18 persona dhe 17 të tjerë rezultojnë të humbur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME