Categories Covid-19, Lajme

Ti je vaksinuar, ç’problem ke që unë nuk dua ta marr vaksinën? Doktor Beltoja ka një përgjigje për këtë pyetje!

“Çfarë problemi keni ju që jeni vaksinuar, me ne që nuk duam ta marrim vaksinën. Ju jeni vaksinuar, jeni të mbrojtur, unë nuk dua ta marr”, kjo është përgjigja më e shpeshtë që marrim në diskutim kur duam t’i themi dikujt që duhet të vaksinohet.

Por pandemia tregoi që luftërat fitohen bashkë. Shkencëtarët janë të bindur se Covid-19 mund të mposhtet vetëm nëse do të imunizohet e gjithë popullsia. Por ndërsa kjo luftë nuk na gjen të gjithë të bashkuar, koha që ajo të përfundojë do të zgjatet. Numri i personave që refuzojnë vaksinën, nuk është i paktë.

Gjithkush ka arsyen e tij, duke marrë parasysh që teoritë konspirative kanë pasur jo pak ndikim. Ka shumë që shprehen se është zgjedhja e tyre individuale, dhe nëse e zë virusi, ai ose ajo do ta pësojë.

Por doktor Alban Beltoja, mjek në Itali, ka një përgjigje për të gjithë ata dhe shprehet se ky është një arsyetim egoist. Dhe mbi të gjitha, jo, nuk do ta pësojë vetëm personi që nuk vaksinohet ndaj të gjithëve ‘na duhet’ nëse dikush nuk merr vaksinën.

“Është një arsyetim shumë sipërfaqësor i një personi në thelb egoist dhe mosbesues. Është e mira e përgjithshme që prevalon. Ka persona që nuk mund të vaksinohen për shkak të probleme shëndetësore. Imuniteti kolektiv shërben për të mbrojtur subjektet e brishta.

Një njeri që zgjedh me vetëdije të mos vaksinohet është burim infektimi për kolektivitetin duke mbajtur qarkullimin e virusit. Nga njëra anë infektohen subjektet e brishta dhe nga ana tjetër favorizohet selektimi i varianteve të reja. Më tej akoma, nëse sëmuret nuk ka garanci për ecurinë e favorshme të sëmundjes”, u shpreh mjeku Beltoja./L.F-dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME