Categories Lajme

Ti më jep leksion mua? Debat te “Ekonomia” Shalsi: Mos bëni ironi, e mbyllim tani

Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave sot u diskutua për eurobondin që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim. Por gjatë diskutimeve nuk munguan debatet mes palëve, këtë herë jo vetëm mbi vlerën dhe borxhin, por edhe sjelljen. Në replika u përfshinë kryetari i komisionit, Shalsi me deputetin Dashamir Shehi dhe Bujar Leskajn. Debati në Komisionin e Ekonomisë Bujar Leskaj: Kisha një kërkesë për ju si kryetar dhe ju, ne dhe ju duhet të vlerësojmë më tepër, edhe ministrja, vlerësimet e zotit Shehi, bazuar në përvojën e tij. Nuk kemi që të kalojmë në situata që mund të kalojnë në debate shterpë.

Eduard Shalsi: Nuk besoj se as Shehi dhe asnjë deputet nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur të mos biem dakord nuk duhet të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Shpreh bindjen që komisioni do të vijojë me profesionalizëm. Nëse dikush do të bëjë ironi, do të qeshë, do të marrë një fjalë nga personi tjetër, atëherë natyrisht…Mua nuk më shqetësojnë debatet, as shpotitë ndonjëherë apo tjetër përsa kohë nuk janë dashakeqëse. Duhet të mësohemi me debatin dhe pikëpamjet e kundërta.

Dashamir Shehi: Po jua kursej kolegëve këtë muhabetin, pasi është e kotë ky moralizimi. Këtu nuk je kryetar i frontit, ne për gjestet tona të pahijshme mbajmë përgjegjësi personale. Unë zonjën e njoh që fëmijë nuk kam ndërmend as ta ofendoj dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë, unë mund të qesh edhe kur flet ti. Unë jam 64-vjeç. Kam 30 vite në parlament. Kaq, mos e bëj më. Po më jep ti leksion mua? Turp o burrë. Më tregon mua qeshe, qave. Eduard Shalsi: Po fare. Fare. Bujar Leskaj: Nuk kam ndërmend të bëjë avokatin e asnjërit këtu përveç të qytetarëve. Zoti Shehi nuk ka nevojë për avokatinë time, ishte një sugjerim miqësor, nuk ka nevojë për atë koment. Eduard Shalsi: Në rregull, në rregull, e mbyllim për sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME