Lajme

Tirana bëhet me dy kazino në hotele me 5 yje, “dritën jeshile” e merr dhe Marina Bay për një të tretë në Vlorë

Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania, është kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje që hapet në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Dy muaj më parë ajo ka hapur aktivitetin, në qershor 2021. Ndërkohë, më herët është hapur dhe Grand Casino Tirana në Hotel Plaza.

Këto janë dy kazinotë me licensa zyrtare që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, sipas ligjit, në hotele me 5 yje.

Në kryeqytet ushtron aktivitetin dhe një tjetër kazino, Regency Casino, që ndodhet në Kompleksin Taiwan. Edhe pse nuk është një strukturë hoteliere me 5 yje, ajo ushtron aktivitetin për shkak të pajisjes me licencë 10 vjeçare para mbylljes së tyre nga Qeveria.

Në gusht 2020 pranë Hotel Maritim Plaza u hap Grand Casino Tirana, e cila nisi aktivitetin duke ofruar lojëra elektronike, makineri slot, ruletë elektonike lojëra live, ruletë amerikane apo poker. Tashmë, vetëm në kryeqytet janë bërë dy kazino bashkë Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania, pranë Sheshit Italia, shkruan newsbomb.al.

Por, është dhe një tjetër kazino që është shtuar në Shqipëri në një strukturë hoteliere me 5 yje. Bëhet fjalë për Marina Bay. Kjo e fundit ka marrë brandin e Maritim Plaza duke garantuar kështu kushtin që lidhet me markat e mirënjohura ndërkombëtare, ndërkohë që është e vendosur në një zonë turistike siç është Vlora.

Kazinoja e re në qytetin bregdetar quhet “Marina Casino” dhe sipas publikimeve në internet është 24 orë e hapur, shkruan newsbomb.al.

Kazinotë e kësaj natyre sikurse janë tre të fundit të hapura në vend, për të marrë licencën përveç disa kushteve që duhet të plotësojnë aksionerët parashikon edhe pagesën e një shume prej 1 miliardë lekësh në arkën e Shtetit.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: