
Ditën e sotme një 22 vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”, për pasojë i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.