Lajme

Tiranë: Banesa përfshihet në flakët, shpëtohet i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë të vjetër mes disa pallateve në rrugën ‘Margarita Tutulani’.

Në banesë jetonte një i moshuar, i cili fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po verifikojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close