Banorët e zonës së njohu si ‘Astirit’ në Tiranë do të bllokojnë sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.
Sipas tyre vendimi i qeverisë është i padrejtë dhe se ata nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre pa marrë dëmshpërblimin që u takon. Protesta do të zhvillohet sot paradite.
Një ditë më parë në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetë të PD-së dhe kryetari Lulzim Basha.