Lajme

Tiranë/ “Benz”-i me shpejtësi i këputi këmbën, vajza në gjendje të rëndë në spital

Vajza që u përplas mbrëmjen e sotme në Kinostudio ka humbur njërën nga këmbët si pasojë e goditjes nga një “Benz” luksoz që drejtohej nga një adoleshent. Vajza është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi aksidentoi vajzën, makina e drejtuar nga i riu që nuk kishte konsumuar alkool mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë.

Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: