Lajme

Tiranë- Durrës, pezullohen 45 leje drejtimi, mbi 1 mijë masa administrative

Në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, makina inteligjente ka monitoruar shoferët. Policia ka bërë me dije se aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, nga mëngjesi deri në orën 22:30, ndërsa janë pezulluar 54 leje drejtimi, janë konstatuar 447 shkelje për shpejtësi, ndërsa janë marrë mbi 1 mijë masa administrative.

“Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, me makinën inteligjente.

Makina inteligjente ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në orën 22:30 të mbrëmjes së sotme, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 447 shkelje për shpejtësi.

Gjatë monitorimit në rrugët e brendshme të kryeqytetit, janë evidentuar 59 raste me shpejtësi nga 80 deri në 100 km/h, ku drejtuesit e mjeteve krahas masës administrative, do penalizohen edhe me pezullimit të lejes së drejtimit. Gjithashtu po gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht:

112 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 66 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 71 për parakalime të gabuara. Drejtuesve të automjeteve të konstatuara në shkelje që nuk shoqërohen me masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, do t’ju shkojë masa administrative në adresat e banimit të tyre.

Ndërkohë vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Përgjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë vendosur 1121 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezullur edhe 45 leje dretimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e professional”, njofton policia

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: