Lajme

Tiranë/ Dy persona marrin peng 20-vjeçarin dhe i kërkojnë para, ai telefonon familjen…

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 20-vjeçar.

Mësohet se të arrestuarit janë Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi, të cilët për disa orë në ambientet e një lokali kanë mbajtur mbyllur 20-vjeçarin Klejdi Lila, duke i kërkuar t’u jepte para.

20-vjecari kishte marrë një makinë me qira në biznesin e dy autorëve dhe pasi e ka kthyer, ata kanë pretenduar se mjeti është i gërvishtur, ku për dëmin i kanë marrë si fillim 500 euro. Më pas ata i kanë kërkruar edhe 2500 euro të tjera gjatë takimit në një lokal, nga ku nuk e linin të largohej, pa marrë si këmbim shumën e kërkuar.

Pasi 20-vjeçari ka lajmëruar familjarët për të kërkuar paratë, këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka ndërhyrë duke liruar të riun.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close