Categories Lajme

Tiranë: Dyshohet se mjekët infektuan me HIV 1 vjeçarin, prindërit e tij negativ, rasti ende nën hetim

Një fëmijë vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në në Tiranë.

Prindërit e tij kanë rezultuar negativ dhe për këtë shkak dyshohet se fëmija është infektuar në spital si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga institucionet për të gjetur përgjegjësit se nga kush është infektuar fëmija, teksa ky rast është një kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Pasi është trajtuar në pediatrinë infektive, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar.  Rastin e ka zbuluar drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV/ AIDS Olimbi Hoxhaj, teksa ka dhënë edhe statistikat për dhjetë muajt e parë të vitit.

“Mes të infektuarve dy janë fëmijë. Një prej tyre  e ka marrë virusin nga nëna ndërsa një 1 vjeçar dyshohet të jetë infektuar në sistemin shëndetësor. Dyshimet në rastin kur prindërit janë negativ janë për të investiguar në kujdesin shëndetësor i cili është ofruar në spital. Fëmija është në terapi sapo u konfirmua diagnoza.

Nga janari deri në tetor kemi 80 raste të reja, 19 femra dhe 81 meshkuj. Njëkohësisht kemi 11 humbje jete, 5 të cilat janë këtë vit të diagnostifikaur, çka tregon që janë diagnostifikaur vonë. Kemi një grupmoshë 39.5 vite tek femrat dhe diçka më pak tek meshkujt. Kjo për shkak të sjelljeve homo dhe biseksuale në marrëdhënie.” tha ajo për mediat.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje infektive, 792 persona nga të cilët 12 fëmijë./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME