Lajme

Tiranë, flet administatori i pallatit: Kush e ka apartamentin që lihet me qera ditore, 80 euro vetëm…

Administratori i pallatit ku ndodhi vrasja dhe vetëvrasja e djeshme në Tiranë Ilia Çullhaj ka folur për Fax News. Ai thotë se se apartamenti jepej me qera nga një person i quajtur Kristi, ndërsa tregon se gjatë ditës së djeshme kur dhe ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në Tiranë.

Sipas tij apartamenti në fjalë frekuentohej kryesisht nga të huaj, dhe jepej në një shumë prej 80 eurosh për një natë.

“Jam që dje në Durrës nuk kam qenë në Tiranë kur ka ndodhur ngjarja. Apartamentin e ka një person që e thërrasin Kristi. Me sa di paguhet 80 euro nata për ta pronotuar. Ka shumë të huaj që vijnë shpesh dhe qëndrojnë me ditë në atë apartament. Nuk jam në dijeni nëse është apo jo i lecensuar”. 

Duke folur më herët për Fax News, banoët e pallatit kërkuan ndërhyrjen e administratorit që të mos lejonte që njerëz të panjohur të hynin në ambientet e përbashkëta, ku dje u shkaktua dhe ngjarja e rëndë, ku fëmijë panë të gjithë skenën.

Jawsackie Jaboah nga Gana, pasi është sulmuar me thikë nga bashkëjetuesi i saj shqiptar Kliton Pira, ka zbritur nga kati i tetë i pallatit ku kishin pronotuar një apartament me qera pranë shkollës 9-të vjeçare “Pjetër Budi”.

Nga hyrja e apartamentit që kishin pronotuar vetëm 3 orë më parë se të ndodhte krimi, deri në rrugën krysore të lagjes ka zbritur dhe ecur duke u zvarritur dhe ulëritur. Banorët thonë jashtë kameras se janë tmeruar edhe fëmijë nga ç’kanë dëgjuar ndërsa prindërit kanë kërkuar asistimin e psikologut.

Dyshohet se ganezja ka mbërritur në Tiranë pas një krisje mes çiftit dhe për t’u sqaruar, por takimi mes tyre ka qenë tragjik. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të cilat kanë filmuar një pjesë të asaj ç’ka ndodhur.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë nga krimi i rëndë, gjurmët e gjakut janë prezente në të gjithë pallatin, ndërkohë që për gazetarin e Fax News Fatjon Gjinaj, banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Ata thonë se në apartamentin që jepet me qera ditore, hyjnë njerëz të panjohur, dhe shprehin shqetësim për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Historia që kishte nisur për interes dhe kishte vijuar me dedikime romantike në rrjetet sociale

Kliton Pira 26 vjeç, kishte 3 vite që jetonte në Angli. Ai kishte kaluar me kamion në shtetin ishullor në mënyrë të paligjshme, ndërsa kishte bërë lidhje martesore me shtetasen Jawsackie Jaboah, për dokumenta ndërsa historia e tyre u kthye edhe në një histori dashurie nga sa provohet përmes postimeve në rrjetet sociale.

Burime i thanë Fax News se Klitoni rreth 3 vite më parë, sapo kishte mbërritur në Angli kishte humbur edhe babain. Zyrtarisht u njoftua si vetëvrasje, por që familjarët dyshuan se ishte vrarë. Ai ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura.

Genci Pira babai i 26 vjeçarit u njoftua nga policia se ishte gjetur i vetëvarur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje. Madje edhe i biri para se të shkonte në Angli, udhëtonte drejt Greqisë me të atin ku punonin me sezone kryesisht në bujqësi. Familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.

Një burim i tha Fax News se Klitoni e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, ndonëse në polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje për shkak të hasmërisë.

I riu njihej si ndër më të sjellshmit në “Don Bosko”, ndërsa një i njohur i tij thotë pa pranuar të identifikohet, se dyshon tek shtetësja geneze ta ketë përfshirë në ndonjë aktivitet apo histori që ai nuk e ka dashur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: