Top Channel mëson se tek shkolla Çajupi në Tirane një qytetar ka tentuar të fotografojë votën. Personi në fjalë, siç mëson Top Channel është Granit Sulko dhe ai është pikasur nga komisioneret. Ndërkohë policia ka ndërhyrë duke marrë masat përkatëse. Kujtojmë se fotografimi i votës dënohet 3 muaj deri 3 vite burg.
Categories
Lajme