fbpx
LajmeSport

Tiranë/ Futbollisti shqiptar hidhet nga kati i gjashtë, zbulohet identiteti, detaje (Video)

Është zbuluar identiteti i futbollistit shqiptar që u vetëhodh këtë mbrëmje nga banesa e tij në katin e gjashtë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Fjala është për portierin e dytë të skuadrës së Partizanit, 24 vjeçarin Aldo Teqja.

I riu është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e traumës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është gjallë, por ende nuk dihet nëse do t’i mbijetojë rënies apo jo.

Policia ndërkohë ka bërë këtë njoftim zyrtar, duke vene ne dukje se i riu ka qene ne kushte te renda psikologjike dhe ka tentuar vetevrasjen. “Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-shkruhet në njoftim.

Ndërkohë mbi rastin ka reaguar dhe vetë Klubi i Partizanit, i cili komunikon se 24 vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën percjell express

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button