Lajme

Tiranë, Grabitën punonjësin e “Exchange-s”, kapet një prej autorëve të dyshuar

Dy ditë pas grabitjes së punonjësit që transportonte para për një pikë të këmbimit të parave, poicia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët. Ngjarja u regjistrua të martën, 4 maj, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.   Në pranga ka rënë shtetasit Roni Spaho, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje” njoftoi policia.

Policia ka identifikuar  dhe shpallur në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: