Categories Lajme

Tiranë, gruaja kërkon hetimin e policisë për hajdutët fantazmë, “Më hanë ushqimet kur fle gjumë”

Një 65-vjeçare i ka vendosur vërtet në pozitë të vështirë oficerët e prokurorisë së posaçme SPAK, të cilëve ju kërkoi jo vetëm hetimin e policisë së Tiranës, por që prokurorët e posaçëm të zbulojnë disa hajdutë të rrallë që sipas saj hynin fshehtas dhe mbasi shijonin ushqimet e saj largoheshin.

Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon përmendet se gruaja fillimisht ka pretenduar se ishte abuzuar dhe d roguar, më pas se policia kishte dijeni për këtë fakt dhe ndaj duhej hetuar për korrupsion dhe sipas burimeve të gazetares Hoxha pikërisht ky rrëfim e ka shtyrë oficerin e SPAK me inicialet J.K që të mbante shënim cdo gjë që thoshte denoncuesja në SPAK.

Por më pas ajo ka kërkuar të gjendet dhe të arrestohet grupi që konsumonte ushqimet e saj. Denoncimi, raportoi gazetarja e Top Channel Anila Hoxha është paraqitur në SPAK në datën 27 korrik dhe së fundmi është shpallur moskompetenca. Në dëshmi gruaja  me inicialet L.M thotë mes të tjerash se se hajdutët shfrytëzojnë orët e mbrëmjes kur e zonja e shtëpisë private është në gjumë.

“Gjatë kohës kur unë fle,  në shtëpinë time hyjnë persona dhe hanë ushqimet. E kam konstatuar këtë në mëngjes  dhe gjithashtu kur kam gatuar drekën, kam vënë re që është harxhuar edhe vaji i ullirit”, thotë gruaja.

Nën pretendimin se policia nuk vepronte mbasi favorizonte hajdutët e vakteve,  gruaja i kërkoi SPAK hetimin e policit të zonës- raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha, ndërkohë që me marrjen e këtij qëndrimi SPAK është bindur se nuk ekzistonte asnjë provë që policia të kishte shmangur përmbushjen e detyrës.

Por qytetarja këmbëngul në versionin e saj se policia e shtetit e di se cilët janë personat që konsumojnë gatimet e saj dhe në këto kushte SPAK si shumë çështje të tjera dhe këtë fashikull ja ka përcjellë prokurorisë së Tiranës për hetime të mëpasshme./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME