Lajme

Tiranë/ I mituri gjendet i pajetë brenda automjetit në garazhin e banesës, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i mitur është gjetur i pajetë brenda automjetit në garazhi e banesës së tij. Ngjarja ndodhi sot në Babrru.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close