Lajme

Tiranë! Inspektorët e shtetit shkojnë për kontroll, pronarët e kazinosë i mbyllin brenda! Ndërhyn zjarrfikësja për t’i nxjerrë jashtë

Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e “Selvisë” pranë qendrës së Tiranës. Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente.

Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje.

Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendgjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve për të nxjerrë inspektorët jashtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close